Ndërlidhjet

Rusia rrit rrogat e ushtarakëve dhe numrin e oficerëve



Kremlini tha se planifikon pothuaj t'i dyfishojë rrogat e ushtarakëve dhe ta rritë numrin e oficerëve në armatën e Rusisë.

Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se policia dhe agjencitë tjera për zbatimin e ligjit gjithashtu do të kenë rritje pagash nga janari i vitit të ardhshëm.

AP raportoi se gjatë dy viteve të kaluara, numri i oficerëve në armatën ruse u zvoglua nga 335 mijë në 150 mijë.

Ministri i Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov, tha sot se ushtria tash ka nevojë për 70 mijë oficerë shtesë.
XS
SM
MD
LG