Administrata Obama e ka dënuar dhunën kundër protestuesve paqësorë në Kairo, duke lënë të kuptohet se liderët e Egjiptit po e përdorin frikësimin kundër aspiratave demokratike të njerëzve.
Ithtarët e zemëruar të presidentit Hosni Mubarak u vërsulën sot në tubimin antiqeveritar në qendër të Kairos, duke shkaktuar kaos, në të cilin afro 600 vetë u plagosën, ndërsa një person e humbi jetën.
Dënimi nga Uashingtoni vjen një ditë pasi presidenti Barak Obama i tha Mubarakut se ai "tash" duhet të fillojë transferin e pushtetit.
"Shtetet e Bashkuara e dënojnë dhunën në Egjipt, dhe jemi thellësisht të shqetësuar për sulmet ndaj mediave dhe demonstruesve paqësorë", e transmeton AFP zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.
"Ne e përsërisim thirrjen tonë të fuqishme për përmbajtje", ka thënë Gibs.
Po sot, kryekomandanti i ushtrisë amerikane, admirali Majk Mullen, ka folur me homologun e tij egjiptian, gjeneralin Sami Enan, dhe ka shprehur "bindjen" se armata mund të ofrojë siguri në kohën e protestave masovike.