Ndërlidhjet

OKB: Në Iran janë shtuar ekzekutimet


Në Iran është shënuar rritje dramatike e ekzekutimeve në vitin 2011.

Kështu ka konstatuar shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillai, zyra e së cilës tha se shkalla e ekzekutimeve aktuale është tri herë më e lartë se sa ajo e vitit të kaluar.

Nëpërmjet një deklarate, Navi Pillai tha se përkundër kërkesave të OKB-së, për ta ndalur këtë praktikë, “autoritetet e Iranit duket se e kanë shtuar shfrytëzimin e dënimit me vdekje”.

Mëtutje, theksohet se praktika e Iranit për ekzekutimin e të burgosurve politikë është shkelje e konventave ndërkombëtare për të drejta politike dhe civile të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë nënshkruar edhe nga Irani.
XS
SM
MD
LG