Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Të shtëna në Kajro, raportohet për disa të vrarë


Në sheshin Tahrir në Kajro, këtë mëngjes, kanë shpërthyer të shtënat, derisa konfrontimet ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Hosni Mubarak, po vazhdojnë.

Ka pasur raporte për disa të vrarë, megjithqë numri i saktë nuk është i qartë.

Ministri i shëndetësisë, Ahmed Samih Farid, tha në televizionin shtetëror, se pesë vetë janë vrarë në përleshje, që filluan të mërkurën.

Televizioni al-Arabija, raportoi se së paku 10 vetë janë vrarë, prej se përleshjet filluan.

Pamjet televizive treguan njësitë ushtarake duke arrestuar njerëz me të veshura civile në qendër të Kajros.

Përleshjet shpërthyen në ditën kur Hosni Mubaraku tha se ai do të tërhiqej vetëm pas përfundimit të mandatit të tij në muajin shtator.

Protestuesit anti-Mubarak, që e injoruan thirrjen e ushtrisë për t’u kthyer në shtëpi, thanë se sulmuesit ishin policë me rroba civile.

Ministria e brendshme i ka hedhur poshtë këto akuza.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka folur me zëvendës presidentin e Egjiptit, Omar Suleiman, për ta dënuar dhunën dhe për të kërkuar nga Egjipti, që t’i dënoj ata që janë përgjegjës.

Lideri opozitar egjiptian, Mohamed ElBaradei, i ka bërë thirrje armatës që të intervenoj për ta ndalur dhunën.
XS
SM
MD
LG