Ndërlidhjet

Mbyllen qetësisht protestat e grupeve kundërshtare në Jemen



Mijëra protestues kundër qeverisë dhe mijëra të tjerë pro presidentit kanë përfunduar qetësisht protestat në Sana, kryeqyteti i Jemenit. Megjithë frikën për përleshje nuk ka pasur incidente serioze.

Protestuesit anti-qeveritarë kërkojnë fundin e regjimit 30 vjeçar të Ali Abdullah Salehit, president i Jemenit. Salehi, pak ditë më parë deklaroi se nuk do të rikandidojë në vitin 2013, kur i përfundon mandati aktual, dhe se as i biri nuk do të garojë për postin e presidentit. Deklaratat e Salehit nuk kanë qenë të mjaftueshme për protestuesit.

Nga ana tjetër mijëra vetë kanë marshuar në qendër të Sanës në mbështetje të presidentit dhe me parrulla kundër opozitës.

Jemeni është vendi më i varfër në botën arabe, i cili përballet me një lëvizje separatiste në jug, me rebelimin shiitë në veri dhe me rritjen e pranisë së militantëve të rrjetit terrorist të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG