Ndërlidhjet

Përleshje të reja mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Mubarakut



Mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, kanë sulmuar njëri-tjetrin me gurë në qendër të Kajros gjatë orëve të fundit. Incidentet kanë ndodhur megjithë përpjekjet e ushtrisë për t'i mbajtur të ndara të dyja grupimet.

Protestuesit fajësojnë mbështetësit e presidentit dhe policët me uniformë se kanë qëlluar me armë gjatë natës së shkuar.

Së paku pesë persona janë raportuar të vrarë gjatë përleshjeve që nisën të mërkurën, pas nëntë ditësh protestash paqësore.

Kryeministri egjiptian ka kërkuar falje për dhunën dhe ka premtuar hetime për të gjetur përgjegjësit.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja thanë sot se tranzicioni i pushtetit duhet të nisë tani.
XS
SM
MD
LG