Ndërlidhjet

KE-ja jep 63.9 milionë euro për Kosovën



Bashkimi Evropian do t'i japë Kosovës 63.9 milionë euro për zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Fondi është në kuadër të programit vjetor të instrumentit të para anëtarësimit.

Paratë do të shpenzohen për forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes, reformës së administratës publike, komuniteteve dhe arsimit, adresimin e çështjeve socio-ekonomike siç janë financat publike, zhvillimi ekonomik rajonal, përfshirë këtu infrastrukturën, bujqësinë dhe zhvillimin rural, njoftoi zyra e Komiisonit Evropian në Prishtinë.

Marrëveshja për fondin e mësipërm është nënshkruar gjatë ditës së sotme nga shefi i Zyrës ndërlidhëse të KE-së, z. Renzo Davidi dhe nga kryeministri në largim, z. Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG