Ndërlidhjet

Jo ndërhyrjeve nga jashtë në Egjipt



Rusia ka tërhequr vërejtjen rreth ndërhyrjeve nga jashtë në Egjipt, duke theksuar se forcat politike në vend duhet të gjejnë rrugën për t'i dhënë fund trazirave të dhunshme.

"Nuk e konsiderojmë të dobishme të imponojmë zgjidhje nga jashtë, apo të vendosim ultimatume", thuhet në një deklaratë të shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Paraditen e sotme pesë vende evropiane, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja kanë kërkuar tranzicion të menjëhershëm politik në mënyrë që t'i jepet fund dhunës në Egjipt.
XS
SM
MD
LG