Ndërlidhjet

SHBA-të dënojnë dhunën ndaj mediave në Egjipt



Departamenti i Shtetit ka dënuar atë që e ka cilësuar si fushatë për të trembur gazetarët që po mbulojnë ngjarjet në Egjipt.

"Ka një fushatë të organizuar për të frikësuar gazetarët ndërkombëtarë në Kajro dhe për të ndërhyrë në raportimet e tyre. Ne i dënojmë veprimet e tilla", tha Filip Kroullei, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Reagime ka pasur dhe nga udhëheqës dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Francë, Spanjë, Gjermani e Itali.

Reagimet erdhën pasi turmat pro-qeveritare sulmuan gazetarët dhe kameramanët e huaj, derisa të tjerë janë ndaluar nga forcat e rendit.
XS
SM
MD
LG