Ndërlidhjet

Algjeria do të heqë gjendjen e jashtzakonshme nga 1992



Agjencia shtetërore e lajmeve e Algjerisë citoi presidentin e vendit të ketë thënë se në një "të ardhme shumë të afërt" do të hiqet gjendja e jashtzakonshme, e cila është në fuqi prej vitit 1992.

AP transmeton se presidenti Abdelaziz Butefika i ka kërkar sot qeverisë që të gjejë mënyrë alternative për të luftuar ekstremizmin.

Gjendja e jashtzakonshme u shpall pasi Algjeria u përfshi nga spiralja e dhunës mes islamistëve dhe forcave qeveritare, në një luftë të gjatë që la rreth 200 mijë të vdekur.
XS
SM
MD
LG