Ndërlidhjet

logo-print

PS-ja sërish në protestë



Partia Socialiste ka vendosur gjatë një takimi me përfaqësues të opozitës së bashkuar se protesta e nesërme do të jetë e një formati të ri, por nuk ka dhenë detaje.

Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, i pranishëm në këtë takim, tha se “kjo qeveri është përditë e më shumë në krizë, prandaj gjithmonë në fund të krizave shprehet populli me votën e lirë. Qeveria është e vetërrethuar”, deklaroi ai.

Protesta e 21 janarit, e organizuar nga opozita përfundoi me tre të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Protesta e të premtes së kaluar ishte paqësore dhe në shenjë nderimi ndaj tre të vrarëve në 21 janar.
XS
SM
MD
LG