Ndërlidhjet

Vdes një i burgosur i Guantanamos



Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një i burgosur në Guantanamo ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Ushtria tha se Aual Gul vdiq të martën në mbrëmje pasi kishte punuar, dhe se incidenti ka filluar të hetohet.

48 vjeçari Gul mbahej në Guantanamo prej vitit 2002 për shkak të pretendimit se kishte lidhje me Talibanët dhe Al Kaidën.

Pentagoni tha se Gul është i burgosuri i shtatë që ka vdekur në qendrën e paraburgimit në Guantanamo që nga hapja e saj në janar 2002.

Disa të paraburgosur tjerë patën kryer vetëvrasje.
XS
SM
MD
LG