Ndërlidhjet

Ramsfeld: Desha të largohem pas skandalit në Abu Graib



Ish sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, thotë se gabimin më të madh që e ka bërë si shef i Pentagonit ishte pse nuk u largua pas publikimit të fotografive për abuzimin e të burgosurve në Abu Graib të Irakut.

Pranimi bëhet në memoaret më të fundit të tij "E njohur dhe e Panjohur".

Ramsfeld shkruan se dy herë brenda pesë ditëve ia ka paraqitur dorëheqjen presidentit Xhorxh Bush në vitin 2004, pasi u bë publike sjellja e keqe e ushtarëve amerikanë në burgun Abu Graib.

Bush më në fund e largoi Ramsfeldin në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG