Ndërlidhjet

logo-print

Holanda e kërkon trupin e gruas së varur në Iran



Ministri i Jashtëm i Holandës tha se qeveria e tij dëshiron t'a kthejë prapë trupin e gruas iraniano-holandeze, e cila u var në Iran.

Uri Rozental tha se autoritetet holandeze duan të përcaktojnë nëse Zahra Bahrami është torturuar.

Bahrami u var në Iran të shtunën për trafikim të drogës.

Familja dhe përkrahësit e saj thonë se akuzat janë të pavërteta, dhe se ajo u ndëshkua për shkak të pjesëmarrjes në protestat antiqeveritare në vitin 2009.

Çështja bëri që Holanda t'i pezullojë lidhjet diplomatike me Iranin.
XS
SM
MD
LG