Ndërlidhjet

logo-print

Epidemia e mbipeshës rrezikon sëmundjet e zemrës



Më shumë se gjysëm miliardë njerëz, apo çdo i dhjeti në mesin e të rriturve në botë ka peshë të tepërt.

Shifra është dyfish më e madhe se në vitin 1980.

Kërkuesit në Shtetet e Bashkuara thonë se epidemia e mbipeshës po përhapet nga vendet e pasura tek ato të varfëra.

Kërkuesit thanë se përderisa vendet e pasura kanë bërë mjaft në zvoglimin e shkallës së holesterolit dhe uljen e shtypjes së gjakut, numri i përgjithshëm i njerëzve me shtypje të lartë të gjakut është rritur nga 600 milionë në vitin 1980 në afro një miliardë në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG