Ndërlidhjet

Protesta të mëdha priten në Egjipt



Protestuesit në Egjipt që kërkojnë largimin e presidentit Hosni Mubarak kanë bërë thirrje për protesta të mëdha në mbarë vendin në ditën që e kanë quajtur "E Premtja e Lrgimit".

Kryeministri i ri Ahmed Shafik tha se ministri i brendshëm nuk do të duhej t'i pengojë marshimet e sotme paqësore pas faljes të së premtes.

Por, Departamenti amerikan i Shtetit tha se pret konfrontime.

Mubarak tha dje se ai dëshiron që japë largohet, por druan se dorëheqja e tij mund të sjellë kaos në Egjipt.

Komentet e tij në televizionin amerikan u bënë në kohën kur Senati i Shteteve të Bashkuara njëzërit e miratoi rezolutën, ku i bën thirrje Mubarakut që të formojë një qeveri kalimtare, e cila do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve deri në fund të vitit.

Shtëpia e Bardhë tha se është duke i diskutuar me egjiptianët "mënyrat e ndryshme" për të shkuar drejt tranzicionit paqësor.

Ndërkohë, në rrugët e Kairos, mbështetësit dhe kundërshtarët e Mubarakut u përleshën përsëri të enjten, ndërsa u raportua se edhe gazetarët kanë qenë në shënjestër të sulmeve të ithtarëve të Mubarakut.

Dy gazetarë, njëri nga Greqia, dhe tjetri nga Suedia, janë plagosur me thikë.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se 24 reporterë janë arrestuar në 24 orët e fundit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs i denoncoi raportet për "sulmet sistematike" të gazetarëve.

Kreu i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, tha se deri 300 njerëz mund të kenë vdekur në trazirat.
XS
SM
MD
LG