Ndërlidhjet

Ministri rus i mbrojtjes viziton ujdhesat Kurile



Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Anatoli Serdjukov, e ka vizituar sot një ujdhesë në verilindje të Japonisë, e cila është objekt i mosmarrëveshjeve rreth sovranitetit me Tokion.

Mediat ruse raportuan se Serdjukov udhëtoi në ujdhesën Iturup, njërën nga katër ujdhesat e kontestuara, dhe se do të udhëtojë edhe te dy të tjerat për "inspektim ushtarak".

Në 1 nëntor, presidenti Dimitri Medvedev u bë udhëheqësi i parë rus që vizitoi ujdhesat Kurile.

Forcat sovjetike i pushtuan ujdhesat në fund të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG