Ndërlidhjet

logo-print

Kajro: Mediat në shënjestër

  • RFE /RL

Një gazetar sulmohet nga protestuesit, nën vëzhgimin e ushtarëve

Një gazetar sulmohet nga protestuesit, nën vëzhgimin e ushtarëve


Gazetarët janë vënë në shënjestër të sulmeve në trazirat që kanë përfshirë Egjiptin. Disa prej tyre janë sulmuar fizikisht, disa të tjerë edhe janë arrestuar.

Dhuna në sheshin Tahrir të Kajros është përshkallëzuar nga e mërkura, pas përplasjeve midis protestuesve që kundërshton sundimin e presidentit Hosni Mubarak dhe atyre që e mbështesin atë.

Shtëpia e Bardhë ka denoncuar raportet për "sulmet sistematike" ndaj gazetarëve, kurse vetë sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka kritikuar ashpër ushtrinë egjiptiane.

"Është përgjegjësi e qartë e qeverisë së Egjiptit, përfshirë ushtrinë, që t'i mbrojë ata që janë të kërcënuar, dhe të kërkojë llogari nga përgjegjësit për këto sulme. Qeveria e Egjiptit duhet të demonstrojë gatishmërinë e saj për t'u siguruar gazetarëve mundësinë që t'i raportojnë për ngjarjet popullit të Egjiptit dhe botës", tha Klinton.

Videoja në vazhdim përmban pamje nga sulmi që i është bërë gazetarit të rrjetit amerikan CNN, Anderson Kuper, nga mbështetësit e presidentit Mubarak.


XS
SM
MD
LG