Udhëheqësi Suprem i Iranit tha se vala e kryengritjeve në vendet arabe është sinjal i një "Zgjimi Islamik" që e ka burimin te revolucioni iranian në vitin 1979.
Komentet e ajatollah Ali Hamneit u pritën me ngazëllim nga adhuruesit, të cilët brohoritnin "Vdekje Amerikës! Vdekje Izraelit!".
Zyrtarët më të lartë iranianë e kanë mbështetur revoltën në Egjipt, dhe kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos "ndërhyjnë", sepse siç thonë, është lëvizje popullore.