Ndërlidhjet

BE diskuton mbi krizën në Egjipt



Liderët e Bashkimit Evropian u tubuan në Bruksel në një takim joformal për të diskutuar krizën në Egjipt, dhe për të miratuar paketën e masave për të mbështetur euron.

Sipas komunikatës preliminare, liderët e BE-së pritet të "dënojnë degradimin" e situatës në Egjipt, dhe të bëjnë thirrje për "reforma qenësore demokratike me respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe për zgjedhje të lira e të drejta".

Temë tjetër e diskutimit pritet të jetë edhe shtypja e opozitës në Bellorusi, dhe zgjërimi i mundshëm i sanksioneve kundër regjimit të presidentit Aleksandr Lukashenko.
XS
SM
MD
LG