Ndërlidhjet

PS-ja protesta në Tiranë dhe disa qytete



Nga ora 14:00 e ditës së sotme opozita në Tiranë do të bllokojë të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit. Protesta do të ketë dhe në qytete të tjera ku do të marshohet nëpër rrugët kryesore.

Kreu i PS-së, Edi Rama, do të jetë i pranishëm në protestën që do të organizohet në Vlorë.

Protestat në dallim nga ato të mëparshmet nuk përmbajnë fjalime, vetëm parrulla kundër qeverisë. Kjo është protesta e tretë e opozitës për këtë vit. Protesta e parë, e mbajtur më 21 janar, përfundoi me tre të vrarë e qindra të plagosur. Protesta e së premtes së shkuar ishte marshim homazh në nderim të tre të vrarëve në 21 janar.

Ngjarjet e 21 janarit kanë thelluar krizën politike në Shqipëri, çfarë e ka detyruar BE-në të dërgojë Mirosllav Lajçakun për të ndërmjetësuar mes palëve.
XS
SM
MD
LG