Ndërlidhjet

Llukashenka ështën tiran, tha MekKein



Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenka, është "një tiran brutal dhe i pashpirt" që gjendet "në anën e gabuar të historisë", deklaroi senatori amerikan Xhon MekKein.

MekKein i bëri komentet gjatë qëndrimit të tij të sotëm në Lituani. Senatori amerikan, ish kandidati presidencial republikan në 2008-ën, theksoi se zhvillimet e fundit në Egjipt dhe në Lindjen e Mesme në përgjithësi janë mësim për çdo qeveri që i mohon të drejtat bazë popullit të vetë.
XS
SM
MD
LG