Ndërlidhjet

Protesta të qeta në Shqipëri

  • RFE /RL

Edi Rama gjatë protetave të sotme, 4 shkurt 2011.

Edi Rama gjatë protetave të sotme, 4 shkurt 2011.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një konferencë për shtyp të mbajtur pas protestave të sotme, ka ripërsëritur se manifestimet e opozitës nuk do të ndalen.

Kreu i opozitës ka thënë se në këtë situatë mbajtja e zgjedhjeve vendore të 8 majit është e pamundur.

“Në këto kushte që është vendi nuk mund të ketë zgjedhje të asnjëlloji”, është shprehur Rama.

Megjithatë, ai ka thënë se situatën aktuale e zgjidhin vetëm zgjedhjet e parakohshme.

“Për ne zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje racionale dhe e plotë në rrugën e trajtimit të një krize që thellohet përditë dhe që e paguajnë qytetarët”, ka thënë Rama.

Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së socialistëve për të protestuar në Vlorë, Korçë, Lezhë dhe Tiranë. Protesta që ka nisur në orën 14, ka përfunduar e qetë.

Kjo ishte protesta e tretë e opozitës për këtë vit. E para, e mbajtur më 21 janar, përfundoi me tre të vrarë e qindra të plagosur. Protesta e së premtes së shkuar ishte marshim homazh në nderim të tre të vrarëve më 21 janar.

Ngjarjet e 21 janarit kanë thelluar krizën politike në Shqipëri, çfarë e ka detyruar BE-në të dërgojë Mirosllav Lajçakun për të ndërmjetësuar mes palëve.
XS
SM
MD
LG