Ndërlidhjet

Digjen zyrat e Al Jazeera-s në Kajro



Janë djegur zyrat dhe paisjet e televizionit Al Jazeera në Kajro të Egjiptit. Al Jazeera transmeton në arabisht për të gjithë botën arabe, si dhe në gjuhën angleze.

Të dielën e kaluar autoritetet egjiptiane e kanë urdhëruar Al Jazeera-n të ndalojë transmetimet nga Egjipti dhe i morri akreditimet gazetarëve të këtij rrjeti.

Televizioni raporton se nëntë nga gazetarët e këtij rrjeti në Egjipt janë ndaluar nga policia. Vendet perëndimore kanë dënuar sulmet, kërcënimet dhe arrestimet e gazetarëve.
XS
SM
MD
LG