Ndërlidhjet

logo-print

Përpjekje për evakuimin e shtetasve kosovarë nga Egjipti


Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes ambasadës së saj në Ankara dhe ndihmës së Ministrisë së Jashtme të Turqisë, po bën përpjekje të identifikojë qytetarët kosovarë në Egjipt.

Zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, tha se procesi i evakuimit po përcillet me vështirësi, pasi që shumë qytetarë nuk kanë dokumente të Republikës së Kosovës.

Bëhet e ditur se Ambasada e Kosovës në Ankara po kujdeset të pajisë me dokumente të gjithë personat e identifikuar si shtetas kosovarë.

Rreth 15 qytetarë janë evakuar në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa 30 të tjerë në Stamboll të Turqisë.

Vlora Çitaku bëri të ditur se edhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka ndërmarrë hapa për evakuimin e kosovarëve.

Zv/ministrja në dorëheqje tha se tërheqja e qytetarëve nga Kajro paraqet sfidë edhe për faktin se Egjipti nuk e ka njohur Kosovën.
XS
SM
MD
LG