Ndërlidhjet

Rama: S'mund të ketë zgjedhje në këto kushte


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një konferencë për shtyp të mbajtur pas protestave të sotme, ka ripërsëritur se manifestimet e opozitës nuk do të ndalen.

Kreu i opozitës ka thënë se në këtë situatë mbajtja e zgjedhjeve vendore të 8 majit është e pamundur.

“Në këto kushte që është vendi nuk mund të ketë zgjedhje të asnjëlloji”, është shprehur Rama.

Megjithatë, ai ka thënë se situatën aktuale e zgjidhin vetëm zgjedhjet e parakohshme.

“Për ne zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje racionale dhe e plotë në rrugën e trajtimit të një krize që thellohet përditë dhe që e paguajnë qytetarët”, ka thënë Rama.

Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së socialistëve për të protestuar në Vlorë, Korçë, Lezhë dhe Tiranë. Protestat që kanë nisur në orën 14, kanë përfunduar të qeta.
XS
SM
MD
LG