Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur në Egjipt gjatë ditës së sotme, në atë që është quajtur si "Dita e Largimit". Kërkesa kryesore e protestuesve është largimi i menjëhershëm i presidentit Hosni Mubarak.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun, ka kërkuar që tranzicioni politik të fillojë menjëherë. Shtëpia e Bardhë tha se po diskuton me egjiptianët "një numër mënyrash të ndryshme" për të ecur përpara drejt një tranzicioni paqësor.