Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Përpjekje për të dalë nga kriza


Zëvendëspresidenti i Egjiptit, Omar Suleiman, pritet të takojë zyrtarë të lartë të vendit për të diskutuar mënyrat e tranzicionit të pushtetit.

Duke u përballur me gati dy javë protesta, presidenti Hosni Mubarak ka thënë se është ngopur me “sundimin”, porse ka frikë nga kaosi nëse tërhiqet.

Të premten, qindra-mijëra kundërshtarë të Mubarakut janë tubuar në rrugët e Kajros, Aleksandrisë dhe qyteteve të tjera për të marshuar në atë që kanë quajtur “Dita e Largimit”.

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shfaqur shpresën se Mubarak do të marë “vendimin e duhur” për t’i dhënë fund krizës.
XS
SM
MD
LG