Ndërlidhjet

Opozita serbe kërkon zgjedhje të parakohshme


Partia më e madhe opozitare në Serbi do të mbajë sot protestën e parë anti-qeveritare ndër vite.

Kreu i nacionalistëve, Tomisllav Nikoliq, ka hedhur poshtë shqetësimet se tubimi mund të kthehet në protestë të dhunshme.

Mbështetësit e Partisë Serbe të Progresit pritet të kërkojnë nga qeveria caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, pas thellimit të krizës ekonomike dhe rritjes së shkallës së varfërisë në vend.

Serbia është duke luftuar me recesionin që nga viti 2009.
XS
SM
MD
LG