Ndërlidhjet

Kajro: Sulmohet tubacioni i gazit


Persona të paidentifikuar kanë hedhur në erë tubacionin që kalon nëpër veri të Egjiptit dhe furnizon me gaz Izraelin dhe Jordaninë.

Televizioni shtetëror i Kajros ka fajësuar terroristët, por nuk ka dhënë hollësi të menjëhershme se çfarë efekti mund të ketë sulmi në rrjedhat e gazit.

Njësia e inteligjencës që monitorin uebfaqen e Al Kaidës dhe disa uebfaqe të tjera islamike, tha se disa grupe u kanë bërë thirrje militantëve islamikë të sulmojnë tubacionin, derisa trazirat në Egjipt vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG