Ndërlidhjet

Klinton: Ndryshimet në botën arabe, domosdoshmëri


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se ndryshimi është një “domosdoshmëri strategjike”, e cila do t’i bënte vendet e botës arabe më të forta, ndërsa njerëzit e tyre më të suksesshëm dhe më pak të ndjeshëm ndaj ideologjive ektremiste.

Klinton i bëri këto komente në konferencën e sigurisë në Mynih.

Më herët, kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se sa më shumë të shtyhen ndryshimet, “rriten gjasat që të kemi një Egjipt që s’do ta dëshironim“.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se do të ishte gabim të mos mbështetëshin protestuesit që kërkojnë ndryshime.

Kriza në Egjipt vazhdon të dominojë në konferencën globale të sigurisë, ndërsa ajo ka hyrë në ditën e dytë të punimeve.

Konferenca filloi të premten me paralajmërimin e shefit të NATO-s, Anders Forg Rasmusen, se trazirat në botën arabe paraqesin rrezik për destabilizimin e rendit botëror. Rasmusen u ka bërë thirrje qeverive evropiane të mos i zvogëlojnë buxhetet e tyre të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG