Ndërlidhjet

logo-print

Mubarak takon këshilltarët ekonomikë


Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, ka takuar ekipin e këshilltarëve të ekonomisë, derisa protestat antiqeveritare kanë hyrë në ditën e 12 të tyre.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se kriza politike në Egjipt i ka kushtuar vendit 3.1 miliardë dollarë.

Protestat në sheshin Tahrir të Kajros po vazhdojnë dhe sot, ndërsa udhëheqësit e opozitës thonë se ato nuk do të ndalojnë derisa Mubarak të largohet nga detyra.

Dy protesta kryesore janë planifikuar për të marten dhe të premten e javës së ardhshme.
XS
SM
MD
LG