Ndërlidhjet

logo-print

Palestinezët refuzojnë ofertën ekonomike të Izraelit


Autoriteti palestinez ka refuzuar masat e bashkëpunimit ekonomik, të shpallura nga Izraeli një ditë më parë, duke i quajtur ato “totalisht të papranueshme”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë takimit me përfaqësuesin e katërshes ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, Toni Bler, ka premtuar se do të mbështesë zhvillimin ekonomik në zonat palestineze.

“Ne nuk besojmë në këto masa që kanë për qëllim shkatërrimin e besimit ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve”, ka thënë negociatori palestinez, Saeb Erakat.
XS
SM
MD
LG