Ndërlidhjet

logo-print

Anulohet vizita e Bushit në Zvicër


Organizatorët kanë anuluar vizitën e ish-presidentit amerikan, Xhorxh Bush, në Gjenevë, e cila ishte planifikuar për datën 12 shkurt. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Bushit, Dejvid Sherzer.

Mediat zvicerane kanë raportuar se vendimi për anulim është marrë nga frika e shpërthimit të protestave, që do të mund të rezultonin të dhunshme.

Disa grupe për të drejtat e njeriut, përfshirë dhe organizatën Amnesty International, kanë planifikuar t’iu kërkojnë prokurorëve zviceranë hapjen e hetimeve penale kundër Bushit, pasi pohimeve se ish-presidenti i SHBA-ve ka autorizuar metodat e maltretimit me ujë për të dyshuarit për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG