Ndërlidhjet

Kuper, ndërmjetës në bisedimet Prishtinë-Beograd


Bashkimi Evropian pret që negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të nisin menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës, ka thënë diplomati britanik, Robert Kuper për mediat serbe.

Përgatitjet finale për fillimin e dialogut janë në zhvillim e sipër dhe kjo ishte arsyeja pse Kuper ka takuar zyrtarët kosovarë dhe serbë, pohojnë të njëjtat burime.

Sipas tyre, Kuper do të jetë ndërmjetësi kryesor në bisedimet mes dy palëve dhe ai do të përfaqësojë shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton.
XS
SM
MD
LG