Ndërlidhjet

logo-print

"Katërshja" kërkon nisjen e bisedimeve izraelito-palestineze


Katërshja ndërkombëtare për Lindjen e Mesme i ka bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që urgjentisht të rinisin bisedimet e paqes.

Deklarata u lëshua pas një takimi ndërmjet sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, shefit të OKB-së, Ban Ki-mun, kryediplomates evropiane, Kethrin Eshton, dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Mynih të Gjermanisë.

"Në kuadër të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Katërshja shpreh bindjen se vonesat e mëtutjeshme në rifillimin e negociatave janë të dëmshme për paqen dhe sigurinë rajonale", thuhet në deklaratë.

Liderët perëndimorë po ashtu kanë kërkuar nga qeveria egjiptiane t'i dëgjojë kërkesat e protestuesve për reforma.
XS
SM
MD
LG