Ndërlidhjet

Egjipti liron gazetarët e Radios Evropa e Lirë


Dy korrespondentët e Radios Evropa e Lirë janë liruar, pasi ishin ndaluar nga policia në Egjipt.

Robert Tait dhe Abdelilah Nuaimi, të dy shtetas britanikë, ishin kapur nga forcat policore vetëm pak orë pas arritjes në Kajro, nga ku do të raportonin mbi trazirat politike atje.

Një person që ishte ndaluar bashkë me Taitin dhe Nuaimin i tha Radios Evropa e Lirë se ata ishin mbajtur në një vend të panjohur, porse "ishin trajtuar shumë mirë".

Mësohet se Taiti dhe Nuaimi janë nisur për në aeroport nën përcjellje të policisë.
XS
SM
MD
LG