Ndërlidhjet

logo-print

Tërmeti godet Kilin


Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur Kilin. Deri më tash nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

Epiqendra është regjistruar në veri të qytetit Cencepcion, në 32 kilometra thellësi, ka bërë të ditur Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Në shkurt të vitit 2010, Kili është goditur nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar cunami. Nga kjo katastrofë kanë humbur jetën më shumë se 500 persona, ndërsa janë shkatërruar disa qytete bregdetare.
XS
SM
MD
LG