Ndërlidhjet

Protesta e opozitës serbe përfundon e qetë


Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se tubimi i sotëm i opozitës ka kaluar qetë dhe pa shkelje të rendit publik.

Sipas vlerësimeve të policisë, rreth 55 mijë mbështetës të nacionalistëve kanë protestuar kundër qeverisë, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme për shkak të thellimit të krizës ekonomike.

Udhëheqësit e Partisë Serbe të Progresit, gjatë fjalimeve të mbajtura, kanë thënë se do ta bllokojnë kryeqytetin serb, nëse kërkesa e tyre nuk përmbushet brenda dy muajve.
XS
SM
MD
LG