Ndërlidhjet

Uizner: Egjipti tregon shenja pozitivë


I dërguari i posaçëm i presidentit Obama për krizën në Egjipt tha se ka ende rrezik për shpërthimin e dhunës, por megjithatë vihen re shenjat e para drejt një zgjidhjeje paqësore.

"Ka shanse për të ecur përpara. Situata është e brishtë, kjo është faza e parë, gjërat mund të shkojnë edhe keq... Por, drejtimi është premtues", ka thënë i dërguari i posaçëm, Frank Uizner, në konferencën e sigurisë në Mynih, përmes një video-lidhjeje nga Uashingtoni.

Protestat në Egjipt kanë hyrë në ditën e 12-të të tyre. Drejtuesit e partisë në pushtet kanë dhënë dorëheqje. Në mesin e të larguarve është edhe djali i presidentit, Gamal Mubarak.
XS
SM
MD
LG