Ndërlidhjet

Obama ripërsërit thirrjen për tranzicion paqësor në Egjipt


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, u ka bërë thirrje udhëheqësve të Gjermanisë, Britanisë dhe të Emirateve të Bashkuara të diskutojnë situatën në Egjipt dhe nevojën e ndryshimeve politike atje.

Shtëpia e Bardhë tha se “presidenti ka theksuar rëndësinë e një tranzicioni të rregullt dhe paqësor, që do të fillonte tani”.

Obama po ashtu ka shprehur “shqetësimin e tij serioz për dhunën ndaj gazetarëve dhe grupeve për të drejtat e njeriut”.

Presidenti amerikan ka ripohuar se “qeveria e Egjiptit ka përgjegjësi për të mbrojtur të drejtat e popullit të saj dhe të lirojë menjëherë ata që janë arrestuar padrejtësisht”.
XS
SM
MD
LG