Ndërlidhjet

Të akuzuarit për spiunazh para gjykatës iraniane


Tre amerikanët e akuzuar për spiunazh kundër Iranit, do të shfaqen sot para gjykatës. Gjykimi i vonuar i Sarah Shourdit, Shejn Bauerit dhe Xhosh Fatalit thuhet se vjen në kohën kur retorika anti-amerikane në Iran është rritur dukshëm.

Shourd do të gjykohet në mungesë, pasi ishte liruar me kusht në shtatorin e kaluar, pas pagesës prej 500 mijë dollarësh.

Tre alpinistët amerikanë u arrestuan në muajin korrik të vitit 2009, derisa kishin shkelur ilegalisht kufirin iranian. Teherani disa herë ka hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara për lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG