Ndërlidhjet

Ende s’ka informacione për dy gazetarët e Radios Evropa e Lirë


Ende nuk ka asnjë informacion për dy korrespondentët e Radios Evropa e Lirë, një ditë pasi është thënë se janë liruar nga stacioni i policisë në Kajro.

Robert Tait dhe Abdelilah Nuaimi ishin kapur nga forcat policore vetëm pak orë pas arritjes në Egjipt, nga ku do të raportonin mbi trazirat politike atje.

Një person që ishte ndaluar bashkë me ta, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ata janë mbajtur në një vend të panjohur, porse “janë trajtuar shumë mirë”.

Tait dhe Nuaimi është thënë se janë nisur për në aeroport nën përcjellje të policisë, por nuk ka pasur ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me ta që nga arrestimi i tyre.
XS
SM
MD
LG