Ndërlidhjet

logo-print

Italianët duan dorëheqjen e Berluskonit


Mijëra njerëz kanë protestuar në Milano, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Silvio Berluskoni, pas akuzave se ai ka paguar për shërbime seksuale.

Protestuesve u janë drejtuar udhëheqësit e sindikatave, Umberto Eco dhe Roberto Saviano.

Organizatorët pohuan se mbi 100 mijë njerëz kanë nënshkruar peticionin me thirrje që Berluskoni të largohet.

Kryeministri 74-vjeçar i ka hedhur poshtë thirrjet e tilla dhe ka thënë se zgjedhjet e parakohshme do t'i sillnin "dëme të mëdha" vendit, derisa ai po përpiqet të dalë nga recesioni.

Berluskoni i ka mohuar akuzat duke fajësuar prokurorët se po përpiqen ta largojnë nga pushteti.
XS
SM
MD
LG