Ndërlidhjet

logo-print

Policia e Tunizisë vret dy protestues, plagos disa


Policia tuniziane ka vrarë të paktën dy persona, ndërsa ka plagosur 17 të tjerë, gjatë një proteste në qytetin veriperëndimor të Klefit.

Forcat e rendit sulmuan pasi turma dogji stacionin policor, duke kërkuar dorëheqjen e shefit të policisë, të cilin e akuzonin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Tunizia mbetet e tensionuar pas demonstratave të dhunshme që çuan në përmbysjen e presidentit Ben Ali pas më shumë se 20 vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG