Ndërlidhjet

Karzai kërkon pavarësi të plotë


Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka kritikuar organizatat e huaja humanitare dhe firmat private të sigurisë në Afganistan, duke thënë se ato dobësojnë përpjekjet e shtetit për transferimin e të gjitha përgjegjësive tek autoritetet afgane.

Ai tha se marrja e kontrollit të forcave do të nisë më 21 mars.

Duke folur në konferencën e sigurisë në Mynih, Karzai tha se disa institucione të huaja bëjnë më shumë dëm, sesa të mira për Afganistanin.

“Strukturat paralele janë atje për të ndihmuar Afganistanin, për të ndihmuar qeverisjen në Afganistan, për të ndihmuar përmirësimin e qeverisjes në Afganistan. Për fat të keq, efekti real i tyre është i kundërt me objektivat. Ato pengojnë zhvillimin e qeverisë afgane”, ka thënë Karzai.

Ai gjithashtu tha se do të përqendrohet në “drejtuesit e korrupsionit” duke zbatuar ligjin – si pjesë e aspiratave për të marrë përsipër sigurinë e plotë të vendit nga viti 2014.
XS
SM
MD
LG