Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë përleshjet ndërmjet Tajlandës dhe Kamboxhias


Përleshje të reja kanë shpërthyer në kufirin e Kamboxhias me Tajlandën, përkundër shpalljes së armëpushimit.

Konflikti shpretheu pranë tempullit të shekullit 11, që është qendër e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Zëdhënësi i ushtrisë tajlandeze, Sansern Kavkamnerd, tha se nuk ka njoftime të menjëhershme për viktima nga dhuna e sotme.

Pesë persona kanë humbur jetën që nga nisja e konfliktit kufitar të premten.

Shkak i rritjes së tenisoneve mes dy fqinjëve ka qenë protesta në Bangkok, që i bënte thirrje qeverisë të largojë kamboxhianët nga rripi i tempullit kufitar.

Tajlandezët thonë se kjo pjesë e territorit i takon Tajlandës, ndërsa Kamboxhia e konsideron të sajën.
XS
SM
MD
LG