Ndërlidhjet

Papa Benedikti XVI lutet për Egjiptin


Papa Benedikti XVI është lutur për popullin e Egjiptit të gjejë qetësi dhe bashkëjetesë paqësore. Këto janë komentet e para të kreut të Vatikanit që nga shpërthimi i protestave masive në vendin afrikan.

Benedikiti tha se po ndjek me vëmendje “situatën delikate” në Kajro, duke iu adresuar mijëra pelegrinëve të mbledhur në sheshin e Shën Petrit.

Marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Vaktikanit ishin tensionuar muaj më parë, pas sulmit me bombë në një kishë të Aleksandrisë, me ç’rast humbën jetën 21 të krishterë.
XS
SM
MD
LG