Ndërlidhjet

Opozita e Egjiptit e quan pozitiv takimin me pushtetin


Opozita e Egjiptit tha se takimi me zëvendëspresidentin Omar Suleiman ishte “pozitiv”, por nuk solli asgjë të veçantë për të plotësuar kërkesat e saj.

Bisedimet pasuan 13 ditë të protestave masive në Kajro, që bëjnë thirrje për dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak.

Qeveria tha se palët janë dakorduar të formojnë një komitet të gjyqtarëve dhe politikanëve në javën e parë të marsit, për të analizuar propozimet për reforma.

Ekzekutivi po ashtu u zotua se nuk do të sulmojë pjesëmarrësit në protesta dhe nuk do të pengojë lirinë e shtypit, por megjithatë tha se Mubaraku do të qëndrojë në pushtet, për të mbikëqyrur ndryshimet.
XS
SM
MD
LG