Ndërlidhjet

logo-print

Opozita iraniane në mbështetje të protestuesve egjiptianë


Udhëheqësit e opozitës iraniane kanë kërkuar leje për të mbajtur një tubim në mbështetje të demonstruesve në Egjipt dhe Tunizi.

Mir Husein Musavi dhe Mehdi Karubi thonë se “tubimi i 14 marsit ka për qëllim të tregojë solidaritetin me lëvizjet popullore në rajon, e veçanërisht me egjiptianët dhe tunizianët që protestojnë kundër diktaturës“.

Musavi dhe Karubi ishin udhëheqësit e protestave masive që kundërshtonin rizgjedhjen e presidentit Mahmud Ahmadinexhad, në qershor të 2009-ës.
XS
SM
MD
LG